Vetura e godet për vdekje një këmbësor në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetar, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë

Pamje nga vendngjarja, foto EO.

Një person  ka vdekur si pasojë e një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Prishtinë.

Një veturë e ka goditur semaforin dhe i njëjti më pas ka goditur një qytetar.

Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, trupi i personit që dyshohet se ka ndërruar jetë është tërhequr para pak minutash nga Mjekësia Ligjore.

Lidhur me rastin, Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë për Rajonin e Prishtinës, dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Pamje pas aksidentit në Prishtinë, ku dyshohet për një të vdekur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika