Vetura godet për vdekje dy këmbësorë në Pejë, një tjetër lëndohet rëndë

Në Ozdrim të Pejës gjatë mbrëmjes të së shtunë ka ndodhur një aksident, ky si pasojë dy  këmbësorë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërkaq, shoferi është dërguar në stacionin policor në Pejë.

“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Vozitësi i Automjetit është në stacion policor në Pejë””, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika