Vetura godet tre këmbësorë afër një autobusi të parkuar në rrugën Pejë – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë, të cilët ishin afër një autobusi të parkuar. Ndërsa, drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje pas rastit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë, ku një veturë me targa vendore ka goditur tre këmbësorë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në një parking afër një autobusi të parkuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vetura drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Tre këmbësorët, të cilët ishin meshkuj, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU Rr. Pejë – Prishtinë 02.06.2024-20:00. Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësorë që ishin afër një autobusi të parkuar. Si pasoje e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona meshkuj. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika