Vetura përplas një turmë njerëzish në Munih, së paku 15 të lënduar

Një veturë ka përplasur një grup njerëzish duke lënë disa të plagosur në Mynih, ka thënë policia.

Gazeta gjermane Bild, duke cituar burime zyrtare, raportoi se 15 persona kanë mbetur të lënduar.

Siç raporton BBC, policia ka konfirmuar se një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën Dachauer Strasse.

Shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk paraqet rrezik të mëtejshëm, thuhet nga ana e policisë.

Incidenti ndodhi në skenën e një mitingu të lidhur me sindikatat e transportit Verdi, sipas mediave lokale.

Konferenca e Sigurisë në Munih pritet të nisë të premten, ku do të marrin pjesë edhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shija e redaktorit

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Të fundit nga rubrika