Vetura që u përdor për ta kryer sulmin në Top Channel iu vodh një kosovari në vitin 2020

Vetura e djegur, nga rasti në Tiranë afër zyrave të televizionit Top Channel

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje të tjera në lidhje me sulmin në mediumin Top Channel, ku mbeti i vdekur roja i objektit.

Në njoftimin e tyre thuhet se automjeti i përdorur nga autorët, i është vjedhur një shtetasi kosovar në vitin 2020.

Sipas policisë, edhe targat e automjetit janë vjedhur pastaj në vitin 2022.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftim.

Policia e Shqipërisë ka ofruar shpërblim në vlerë prej 100 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika