Veturat e grupit të Radojçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Veturat që ishin përdorur nga grupit terrorist i Milan Radojçiqit, në sulmin e shtatorit të kalur, tashmë janë në përdorim nga institucionet tona. 34 veturat që ishin konfiskuar, tashmë i kanë kaluar njësive të ndryshme të Plicisë së Kosovës

Gjithçka që kishin pasur me vete, terroristët pjesë e grupit që udhëhiqej nga Milan Radojçiqi kishin lënë prapa derisa po iknin nga Kosova, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Përveç arsenalit të jashtëzakonshëm të armëve e municionit, prapa mbetën edhe 34 vetura të përdorur nga ta, duke përfshirë edhe vetura të blinduara.

Të njëjtat, nuk do të mbeten pa u shfrytëzuar.

Në fakt, tashmë ato janë në posedim të Policisë së Kosovës, dhe i janë ndarë njësive të ndryshme.

Këtë e kanë konfirmuar edhe vet ky institucion në një përgjigje për televizion.

“Policia e Kosovës ne te gjitha rastet dëshmitë/provat e konfiskuara përfshirë automjetet i trajton sipas kompetencës ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të proceduarave të parapara ligjore, në baze të vendimit të gjykatës kompetente dhe Agjensisë për administrimin e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara, automjetet iu dedikohen institucioneve shtetrore sipas nevojës, përfshirë edhe Policisë së Kosovës”, thuhet nga ana e PK-së.

Kjo gjë i është mundësuar Policisë e institucioneve tjera ndërmjet një ndryshim-plotësimi të ligjit përkatës të cilin e shpjegon avokati, Asdren Bytyqi.

“Pas plotësim-ndryshimit të ligjit për administrimin e  pasurisë së konfiskuar ka të drejtë agjencia për administrimin e këtyre pasurive që të njejtat të ja jep Qeverisë në shfrytëzim sipas kërkesave të saj, poashtu edhe dikastereve qeveritare apo edhe agjencive”, ka theksuar Bytyqi.

Pos këtyre veturave që koston nuk e kanë dhe aq të vogel, pasi përfshinte mes tjerash edhe vetura të blinduara, në shtator të vitit të kaluar në Banjskë ishte konfiskuar edhe mbi 50  predha minëhedhëse 82 milimetërsh, mbi 60 të tjera predha minëhedhëse 82 mm, 75 granata dore, 8 mina anti-tank, 150 copë eksploziv dinamit e shumë municion tjetër ushtarak.

Edhe pas aksionit, Policia në disa lokacione të ndryshme në veri kishte zbuluar depo me armë e municion të shumtë, që besohet se ishte shfrytëzuar nga grupi i Radoiçiqt, i cili megjithëse mori përgjegjësinë për sulmin terrorist, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika