(VIDEO) Aktivisti i VV-së mes zhgënjimit dhe humbjes së shpresës thotë se po e braktisë Kosovën

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi ka thënë se gjithnjë është diskriminuar në konkurse nga pushtet përfshi edhe pushtetin e tanishëm të kryeministrit Albin Kurti . Ani pse Krasniqi ka dhënë shumë kontribut për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për çështjen kombëtare ai ka thënë se ka vendosur ta braktisë vendin për një jetë më të mirë në Finlandë dhe këtë po e bënë ''me frustrimin më të madh dhe zhgënjimin ma të madh ndaj këtij vendi''

Dardan Krasniqi

Dardan Krasniqi, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për RTV Dukagjini ka paralajmëruar se ai nuk do të jetojë më në Kosovë. Ai ka thënë se një veprim të tillë po e merr si pasojë e zhgënjimit me politikën, sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë.

Sipas Krasniqit, qytetarëve u është bërë barrë e rëndë për të jetuar në Kosovë si pasojë e tri çështjeve “padrejtësia e madhe, pa barazia e madhe dhe niveli i dobët i arsimit dhe shëndetësisë”.

“Fatkeqësisht më 28 të këtij muaji unë shkoj në Finlandë me frustrimin ma të madh dhe zhgënjimin ma të madh ndaj këtij vendi… dhe mendoj që pjesën tjerë të jetës ta kalojë në Finlandë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka treguar se ka marrë pjesë në tri lufta për shqiptarët; në luftën e Kosovës, të Preshevës dhe atë të Maqedonisë, dhe për shkak të kontributi të tij për Kosovën dhe shqiptarinë ai ka thënë se i dhimbet vetja që ta braktis vendin, por që ai më nuk po sheh shpresë në Kosovë.

“Unë e kam përjetuar tepër dhimbshëm. Është shumë e dhimbshme mirëpo, gjithë angazhimi dhe jeta jemi ka qenë, luftë, përplasje,…protesta… jetën se kam bë [nuk kam mundur ta shijojë në Kosovë]. Fatkeqësisht unë po iku se secili pushtet i pas luftës na ka diskriminuar, na i ka marrë të drejta elementare. Mua dhe pushteti [i Lëvizjes Vetëvendosje] për të cilin jam angazhuar ma ka marrë të drejtën elementare që është e garantuar në Kushtetutë mu ndje i barabartë në një konkurs ku aplikon”, ka thënë ai.

Sipas tij, CV-ja e tij peshon 5 kilogram dhe nuk ka arritur të punësohet edhe pse ka dy fakultete dhe një master, e shumë trajnime deri në FBI-ja të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika