(VIDEO) Aleksandër Arsenijeviq shoqërohet në polici, dyshohet për mosrespektim të urdhrave e më pas lirohet

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq", është shoqëruar për në stacion policor për intervistim, për shkak se dyshohet se nuk respektoi urdhrat e zyrtarëve policorë

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq”, është shoqëruar për në stacion policor për intervistim.

Kjo për shkak se dyshohet se nuk respektoi urdhrat e zyrtarëve policorë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte.

Ai nuk i kishte prezantuar policisë dokumentacionin, konfirmon për Portalin Dukagjini zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Po ashtu, Elshani theksoi se Arsenijeviq është liruar.

“Po është shoqëruar në polici, është dërguar në stacion për mosrespektim të urdhrit të zyrtarëve policorë, nuk e ka prezantuar dokumentacionin edhe veturën e ka pasur pa regjistrim, e më pas është liruar”, tha Elshani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika