(VIDEO) Asani i jep epërsinë Shqipërisë, feston me plis në kokë

Futbollisti shqiptar Jasir Asani ka shënuar një gol qysh në minutat e parë duke festuar më pas me plis në kokë, dhe duke sjellë epërsinë për Shqipërinë ndaj Çekisë në kualifikimet për Euro 2024

Jasir Asani

Ndeshja e rëndësishme ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë ka nisur ku kuqezinjtë janë në kërkim të një fitoreje që do t’i siguronte një biletë për të marrë pjesë në Euro 2024.

Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ka kaluar në epërsi ndaj Çekisë.

Në minutën e nëntë, anësori Jasir Asani realizoi pas një goditje të fortë nga distanca.

Teksa, pas golit Asani festoi në mënyrë të veçantë, duke e vendosur plisin në kokë.

 

Ky është goli i tij i tretë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Të dyja skuadrat janë të vendosura për të dhënë më të mirën e tyre dhe për të bërë histori.

Ky duel emocionues pritet të jetë një ndeshje për histori, dhe tifozët janë të gatshëm të ndjekin secilën minutë të kësaj sfide të madhe.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika