(Video) Blero emocionohet kur takon të bijën, Tarën

Blero, brenda ambienteve të “Big Brother VIP Kosova II” është takuar me vajzën e tij, Tarën.

Pas mallëngjimit dhe përqafimeve të shumta me Bleron, Tara në përfundim të vizitës është takuar dhe përshëndetur me banorët e tjerë.

Ndryshe, banori i “Big Brother VIP Kosova”, Blero ka ndarë shumë nga jeta e tij në një rrëfim në shtëpinë më të famshme në vend.

Ai ka treguar në pak minuta shumë nga jeta e tij.

Blero ka rrëfyer se si ishte jeta e tij në Suedi, si ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

“Kam shku në Suedi në moshën 11-vjeçare, ka qenë një kohë shumë e vështirësi, sidomos për babën tem që ka qenë i ndjekur prej regjimit serb”, është shprehur Blero.

“Është pjesë ku nuk kisha pasë qejf me ndodhë ndonjëherë, se ka qenë presion shumë i madh. Ka ndikuar shumë, jam munduar me qenë shumë i fortë. Dikun para tri vjete m’u ka deshtë me shku në trajtim, jashtë vendit, se ka ditë kush ku jam, më ka bo shumë mirë. Si tip i mbyllur edhe mu ka deshtë me shku në një trajtim për gjendje emocionale, jam shku nja dy muaj në trajtim, për depresion, ankth edhe më ka bë shume mirë”, është rrëfyer Blero.

Blero ka folur edhe për të dashurën e tij, duke thënë se ndihet i bekuar që e ka takuar atë.

Dhe nuk ka munguar as shprehja e dashurisë për vajzën e tij, Tarën, për të cilën gjithmonë ka treguar dashuri të madhe.

 

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika