(VIDEO) Dëshmitari nga HRW para avokatit Emmerson pranon gabimin në raportin e tij për “vrasjen civilëve nga UÇK-ja”

Në gjykimin ndaj ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, avokati Ben Emmerson ka sfiduar dëshmitarin Frederick Abrahams të Human Rights Watch rreth konstatimeve të tij mbi pretendimet e vrasjeve civile nga UÇK-ja në vitin 1998, dhe Abrahmas ka pranuar se kishte një “keqformulim”

Avokati Ben Emmerson dhe Frederick Abrahams nga Human Rights Watch

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dëshmitari Frederick Abrahams nga Human Rights Watch është pyetur rreth konstatimeve të tij mbi vrasjen e civilëve nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, dhe avokati i Veselit, Ben Emmerson, kanë kundërshtuar konstatimet e Abrahams, duke i kërkuar të pranojë se ka gabuar në raportin e tij.

Ata theksuan se këto konstatime janë bërë mbi baza të burimeve serbe, të cilat nuk janë hetuar dhe konfirmuar nga organizata e Abrahams.

Avokati Emmerson e ka pyetur Abrahams se a i ka marrë këto pretendime për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja nga pala serbe?

“Po”, ka qenë përgjigja e tij.

Avokati Emmerson pas përgjigjes së tij, i ka thënë Abrahamas se “ajo çfarë keni bërë ju nuk është asgjë tjetër përveçse ricikluat propagandën serbe, apo jo?”.

“Duhet të ishte shkuar ndryshe”, kishte thënë Abrahamas.

Avokati Emmerson ka kërkuar që dëshmitari të pranojë se ka gabuar në raportin e tij duke i vënë në pikëpyetje burimet serbe që ai i ka përdorur.

Emmerson: “Kur po flisni për vrasjen e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në atë aktakuzë nuk është vrarë askush?”

Abrahams: “Është formuluar keq”.

Emmerson ka theksuar se i vetmi vlerësim i saktë “është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-së”.

Abrahams është përgjigjur duke thënë se formulimi i tij mund të jetë i gabuar, duke shtuar se “duhej të kisha shkruar “vrasjet e pretenduara”.

Avokati Emmerson i ka thënë se nuk është vetëm e formuluar keq, por tërësisht e gabuar, duke shtuar se “përfshirë 9 viktima të vrasjes së serbëve janë përjashtuar nga aktakuza”.

Gjithashtu, Emmerson ka pyetur Abrahamas: Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?”

Abrahams: “S’kemi bërë hetime në tërësi… Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit.”

Avokati Emmerson tutje ka pyetur Abrahams nëse ata kanë shkuar në vendngjarjen e pretenduar të vrasjes së civilëve nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998.

Abrahams është përgjigjur duke treguar se ata janë përpjekur të shkojnë në Liqenin e Radoniqit, por janë penguar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika