(Video) Distria në finale të Mastersit

Distria Krasniqi ka arritur në finalen e Mastersit të Judos që po mbahet në Hungari

Distria Krasniqi po tregohet e pandalshme sot në Mastersin e Xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë ndaj hungarezes, Reka Pupp.

Xhudistja kosovare kësisoj e siguron të paktën medaljen e argjendtë nga ky kompeticion.

Ndryshe, Nora Gjakova ka dështuar të kalojë në çerekfinale të Mastersit të Xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë u përballë me francezen Priscilla Gneto në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova pritej ta fitonte këtë takim, mirëpo kundërshtarja e saj triumfoi me Golden Score.

Gjatë ditës së nesërme pritet të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika