(VIDEO) Dua Lipa shkakton të qeshura në “Jimmy Kimmel Live” me disa fjali të thëna në shqip

Dua Lipa vjen sërish me krenari me kulturën shqiptare në 'Jimmy Kimmel Live', duke shkaktuar të qeshura të paharrueshme

Dua Lipa dhe Jimmy Kimmel

Në emisionin “Jimmy Kimmel Live”,  Dua Lipa solli një dozë të kulturës shqiptare, duke u përfshirë në një lojë artikulimi dhe shpjegimi të fjalëve shqip me moderatorin e emisionit, Jimmy Kimmel.

Ky moment ka shkaktuar të qeshura, duke sjellë një atmosferë argëtuese në studion e emisionit.

Këngëtarja shqiptare e njohur, Dua Lipa, ka ndarë disa detaje interesante rreth albumit të saj të ri gjatë një interviste me Jimmy Kimmel.

Megjithatë, kulmi i kësaj interviste ishte momenti kur moderatori propozoi një “lojë artikulimi shqip”, duke përdorur disa fjalë të veçanta të njohura për shqiptarët.

Jimmy Kimmel u përpiqte t’i shqiptonte fjalë si “I ka bërë rrush e kumbulla”, “Sa për sy e faqe”, “E ka një dërrasë mangu” dhe “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.

Shqiptimi i tij i përpjekur solli bujë në studion e emisionit, duke shkaktuar të qeshura pas çdo përpjekjeje.

Dua Lipa, me karizmin e saj, udhëhoqi moderatorin përmes kuptimit dhe humorit të fshehur pas secilës fjali.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika