Edona James është emocionuar në komunikimin e parë në Prime-n e sotëm.
Ajo është shprehur se gjatë kësaj jave e ka hapur zemrën, përcjell Klankosova.tv.
“Këto ditë më kanë pëlqyer shumë, ka pasur edhe diskutime, e kom hapë zemrën”, është shprehur ajo.
Ndryshe, nga ora 21:00 ka filluar nata Prime e spektaklit më të madh në vend, Big Brother VIP Kosova.
Gjatë kësaj nate pritet të ketë shumë befasi të përgatitura nga “Vëllai i Madh”.
Gjithçka që ka ndodhur që prej nisjes së edicionit të dytë të BBVK-së, pritet të shtjellohet sonte nga drejtuesit e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.