(VIDEO) “Emocione e lot gëzimi”, Gucati takon familjen e tij pas lirimit nga Specialja

Pas lirimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është përballur me emocione të forta dhe lot gëzimi në takimin e tij të parë me familjen

Hysni Gucati dhe nëna e tij, 17 tetor 2023.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë me kushte të veçanta.

Lirimi i tij është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat kanë bërë të ditur se Gucati do të mbetet nën disa kushte gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

Gucati menjëherë pas lirimit dhe ardhjes në Kosovë u rrethua nga familjarët dhe bashkëfshatarët e tij në odën e tij në Morinë të Skënderajt.

Ai ka dëshiruar të mbetet i kufizuar në deklarimet për media pasi edhe është i detyruar të marrë leje nga Gjykata Speciale për komunikim publik.

“Mundësisht kursemni, më kurseni mundësisht”, është shprehur ai para gazetarëve.

Hysni Gucati në Morinë të Skenderajt, pas lirimit nga Gjykata e Hagës, ku është pritur nga familjarë e bashkëluftëtarë, me flamuj kombëtarë.

Gucati ka bërë të ditur se do të bisedojë më vonë me avokatët e tij për të diskutuar se çfarë mund të flasë dhe çfarë nuk mundet.

Gjithashtu, ai është takuar me nënën e tij, moment që ka shkaktuar emocione të forta.

Më 12 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të modifikojë dënimin për Hysni Gucati, duke lejuar lirimin e tij.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku thuhet se edhe pse veprat penale për të cilat ai u dënua janë të rënda, vendimi për modifikim të dënimit është marrë nga “ndryshimet në sjelljen dhe veprimet e Gucatit gjatë kohës së paraburgimit”.

Në komunikatë, po ashtu, thuhet se Gucati ka dhënë zotimin se nuk do të përfshihej në vepra të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe do të përmbushte të gjitha kushtet e përcaktuara për lirimin e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika