Derisa po nxehet protesta e studentëve në Beograd, atmosfera është e tensionuar.
Rojet e studentëve të cilët po menaxhojnë protestën kanë bërë të ditur se në orën 16:00, tubimi kryesor do të jetë para Kuvendit të Serbisë, por edhe në Slavija, ku do të ketë skenë, kor dhe folës.
Tufat e njerëzve po lëvizin drejt qendrës së Beogradit, veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë dhe forca të forta policore janë vendosur në të gjithë qendrën. Ndërsa tre persona u qëlluan në një incident në Zharkovë.

Kolonat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve në bllokadë po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit, vëzhguesit vlerësojnë se kjo është një protestë historike.