Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan.
Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, pësoi një çarje prej 1 cm në anën e majtë të qafës së tij.
Ai u transportua me helikopter në spital, teksa mjekët, sipas BBC, thonë se plaga nuk është kërcënuese për jetën.
66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Mirëpo, motivi i sulmit është ende i paqartë.
Sulmi i pacipë gjatë ditës tronditi kombin dhe shkaktoi dënime nga partitë politike dhe politikanët, përfshirë presidentin aktual, Yoon Suk Yeol.
Lee, i cili drejton Partinë Demokratike të Koresë, po iu drejtohej gazetarëve në një konferencë shtypi gjatë një vizite në një kantier ndërtimi në portin e Busan të martën në mëngjes, kur ndodhi therja me thikë.
Sulmuesi thuhet se iu afrua atij për t’i kërkuar një autograf, përpara se papritmas të hidhej përpara për ta goditur me thikë.
Arma ishte një thikë 18 cm (7 in), të cilën sulmuesi tha “se e kishte blerë në internet”, thanë policia në një konferencë për media. Sulmuesi u kap menjëherë dhe u arrestua.
Prokurorët planifikojnë të ngrenë akuza për vrasje në tentativë kundër burrit, tha Yonhap.
Videot e sulmit të postuara në mediat sociale tregojnë se Lee fillimisht u rrëzua në turmë dhe më pas në tokë, ndërsa disa njerëz përpiqen të frenojnë sulmuesin.
Video footage has surfaced depicting an assault on South Korean opposition leader Lee Jae-myung (SKs Trump).
During a press conference, he was reportedly stabbed in the neck. As of now, the current condition of Lee Jae-myung remains unknown.
This brought to mind the events of… pic.twitter.com/TczBeVQwzZ
— Jack Straw (@JackStr42679640) January 2, 2024