Në mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, pati festë.
Vajzat e këtij formati sollën atmosferë dasmash.
Ato kënduan tekste këngësh popullore e vallëzuan të veshura me veshje kombëtare.
Por, jo vetëm.
Banorja e Big Brother Vip Kosova, Iliriana, ka shpërthyer në lot pas këngës “Ngjitet kana”, të cilën e këndoi bashkëshorti i saj, Adri.
Ndryshe, Ilirjana bashkë Adrin kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të premten gjatë natës Prime.