Video-ja e LVV-së, Gashi: Pjesa e fundit ishte propagandë, në veri nuk mbizotëron ligji

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se një propagandë e tillë, siç e cilëson ai pjesën e video-së e cila thotë se ligji mbizotëron në veri të Kosovës, do ishte e vështirë për t’u gjetur në kohën e Enver Hoxhës dhe atë të Millosheviqit. Krahas kësaj, ai pati edhe një pyetje për partinë në pushtet: "Nëse të tjerët po, pse edhe LVV?"

Analisti Astrit Gashi e ka cilësuar si “propaganda” pjesën e fundit të videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë kjo e cila flet për mbizotërimin e ligjit në veri të vendit.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se një propagandë e tillë do të ishte e vështirë për t’u gjetur në kohën e Enver Hoxhës dhe atë të Millosheviqit. Krahas kësaj, ai pati edhe një pyetje për partinë në pushtet.

“Pyetja e parë që më vjen ndërmend për Lëvizjen Vetëvendosje është : E ju pse? Në qoftë se krejt këta kanë menaxhuar, kanë bërë lëshime, kanë bërë taktika me listën serbe, e ju pse? E dyta, unë kam qenë kundër ligjit të amnistisë atë kohë, gjatë gjithë kohës, nuk konsideroj se ka qenë i duhur në një kohë të duhur një ligj i aministisë që u miratua në Kuvendin e Kosovës, por pjesa e fundit është një propaganda që për sundimin e ligjit në veri është një qasi propaganda që në RTSH-në e Enver Hoxhës e në ‘mediumet në Serbi’ të Sllobodan Millosheviqit ka qenë problem me gjet…në veri nuk mbizotëron ligji, kjo është gënjeshtër e madhe. Nuk mund të japësh këso propaganda që sot ka ligj në veri të Kosovës siç ka në Prishtinë, sepse në Prishtinë nuk rrihen 20 gazetarë nga 20 bandita dhe nuk jep përgjegjësi askush…”, ka deklaruar ai.

Si jo rrallëherë, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me akuza ndaj opozitës.

Ajo akuzoi opozitën e disa gazetarë për amnistimin e kriminelëve serbë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika