(VIDEO) “Kam qenë e dashuruar, familja e tij nuk më donte”, Vesa flet për lidhjen me ish të fejuarin e saj

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Vesa, ka dhënë detaje për rastin e saj me futbollistin Mërgim Berishën.

E rrethuar nga vajzat, banoret si Alba, Alby, Edona, ajo ka thënë se familja e ish të fejuarit të saj nuk e kanë dashur, teksa shton se pas një diskutimit me babain e Mërgimit, më nuk ka folur me familjen e tij.

Megjithatë, Vesa nuk la pa përmendur dashurinë e madhe që ajo e kishte dikur për Mërgimin.

Thotë se ishte shumë e dashuruar dhe se kishte një jetë sikurse në ëndrra.

“Kam qenë në botën e shtatë, kam qenë shumë e dashuruar, jam kënaqur, e kam pas një jetë të mirë si në ëndrra. E kam dashtë shumë edhe pse familjet e vet nuk më ka dashtë. Kam jetu me të në Turqi. Nuk më kanë dashtë sepse kam qenë e shkollës, ata asnjeri, e kam pasur shpinën e fortë më ka përkrahur babi çdo herë. Ata më kanë ofendu non stop, kanë mendu që nuk i tregoj babait, e unë gjithmonë i kam tregu. Më e keqja çka më ka ndodhë, është kur më ka pyet babai i tij njëherë në Turqi, kemi folur për rrahje, më pyeti çka kishe bërë nëse të kish rrahë dikush, unë i thashë e kisha thirr policinë… jam përla shumë me të, mandej nuk kam fol më. Familja e tij kanë dashur të vijnë edhe i kanë thënë këtij, nëse është Vesa në shtëpi nuk vijmë. Unë i kam thënë ani le të vijnë në Turqi, unë fle në hotel. E kam bërë se kam prit që ai të më thotë rri se është shtëpia jote këtu, më ka thënë a e bën a, ani  faleminderit…Unë e kam pasur të planifikume dasmën..”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika