(VIDEO) Kastrati akuzon ministren Nagavci “për krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në seancën plenare të së enjtes në Kuvend ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për krim të organizuar në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur në foltore edhe disa fotografi të Dejona Mihali dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Krastrati i ka akuzuar Mihalin dhe Nagavcin për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

“Kjo është logoja e Albasit. Këtu në librin Aventurat e Verës është autore Arbërie Nagavci. Pra, Albasi e ka pagu këta”, ka deklaruar Kastrati.

Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë për shkeljen e ligjit për ndarjen buxhetore, duke thënë se ka pasur manipulime për tekstet shkollore në favor të një shtëpie botuese.

“A është kjo e rastësishme kjo me axhin, jo. Ky skenar është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Fillohet kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4 për qind më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët dhe improvizuat me një vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësit… Dhe këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht ligjin për ndarjet buxhetore. Mediokre të lutem qetësohu. E keni dëmtuar ligjin për arsimin parauniversitar. I keni jep të holla si atij milionerit, si të varfëritë, 30 milionerit, 30 të varfëritë, a po kuptoni çka keni bërë. Sa prej minoritetit serb kanë aplikuar me i marrë paret prej këtij buxheti, e ata e mbajnë mësimin me planprograme ku mësojnë për Karaxhorgjeviqin, Obranoviqët e të tjerë”, është shprehur tutje Kastrati.

“Këtë e konfirmon zori i madh me të cilin ju e keni kontrabanduar ligjin për tekste shkollore në lexim të parë, me 60 prezentë, pra këtu keni rrejt që kanë qenë për mbi 60, kjo është puro hajni me vota. Deputetët nuk kanë qenë prezent, e ju keni thënë se kanë votuar. Pse me Albasin, sepse kjo në të djathtë ka lidhje me Albasin, kjo që po flet se ka lidhje me Albasin. E kjo tjetra ka punuar për ta, paret kanë hi e kanë dalë. Me këto pare blenë kah një pasqyre, e këqyrni fytyrën e hajnisë. Sa pare me Albasin?”, ka thënë mes tjerash ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika