(VIDEO) Kurti shënoi kosh, por nuk fitoi në shah

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Podujevës, me ç’rast ka treguar aftësitë e tij në sport

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një vizitë nëomunën e Podujevës, me ç’rast ka treguar aftësitë e tij në sport.

Vizitën e parë e zhvilloi në shkollën “Xheladin Rekaliu” me rastin e zbatimit të programit “Sport në Shkolla” që ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme përmes pjesëmarrjes së rregullt të nxënësve në aktivitet fizik dhe sport.

Kur pa nxënësit duke luajtur basketboll, kryeministri nuk i rezistoi tundimit për ta gjuajtur topin në kosh, të cilës gjuajtje nuk ia huqi, shkruan Klan Kosova.

Kryeministri Albin Kurti duke shënuar kosh në shkollën “Xheladin Rekaliu” në Podujevë.

“Sporti dhe aktiviteti fizik janë baza e shëndetit, platformë e edukimit, ushqim për mendjen, qendër e rutinës dhe faktor shumë i rëndësishëm i mirëqenies së përgjithshme shoqërore”, shkroi Kurti në Facebook, pas këtij aktiviteti.

Ai e provoi veten edhe në shah, por nuk është se doli fitimtar. Në ballafaqim me kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima, loja përfundoi me remi.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shpërndarë një video ku në mënyrë digjitale tregohen potezat që kanë luajtur Kurti dhe Budima.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika