(VIDEO) “Me pasë ditë që djali im e ka bërë, ai sot nuk do të ishte gjallë”, flet mes lotësh babai i Naim Murselit

Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t'ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës. Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga policia se Naim Murseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt

Babai i Naim Murselit ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj, që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

Ai ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t’ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës.

“Unë diku rreth orës 8:20 porsa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirrë djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai në një intervistë për gazetën “Nacionale”.

I pyetur për momentin kur ka kuptuar se djali i tij akuzohet se ka porositur vrasjen, ai tha se ka qenë në një moment të vështirë dhe nuk ka pasur mundësi të përcjellë media ose të marrë informacione të tjera rreth ngjarjes.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme, por unë meqë kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardhë në shtëpi plot me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsulë tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”

Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit, sepse me ma pasë dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bën atë.”

Familja Ademaj “Nuk më pranuan” në rivarrim të Liridonës thotë babai i Naim Murselit

Babai i Naim Murselit ka treguar tutje se nuk është pranuar në rivarrimin e Liridona Ademajt të hënën nga familjarët e saj, pavarësisht se ai kishte kërkuar të marrë pjesë në rivarrimin e saj.

“Me familjen e Liridones jemi miq që 50 vite. S’kom pasë fytyrë me ju dalë përballë pas kësaj. Megjithëse mbrëmë ia kam dërgu një mesazh me i pyet a mundem me marrë pjesë në rivarrim. Por, nuk më kanë pranu. Unë jam me ata, pavarësisht që Naimin e kam djalë”, ka deklaruar Murseli për “Nacionale”.

“Ju shprehi ngushëllime e mesazhi im kish me qenë: T’i ndërrojna vendet“, është shprehur Murseli në lidhje me raportet me familjen e viktimës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika