Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit të tmerrshëm kur një ari i murrmë sulmon dy punëtorë gazi në Siberi, duke i lënë ata me plagë të rënda në kokë dhe krahë pasi u përleshën me bishën.
Në video, tre qenë shihen pranë ariut teksa patrullon kampin, kur papritmas një zë u thërret qenve të largohen.
Ariu më pas hyn në kompleks, duke ndjekur një nga qentë rreth një automjeti në borën e madhe.
Ndërsa një burrë lë një rimorkio, ariu del dhe e sulmon. Një burrë u fut me forcë në dëborë nga ariu i tërbuar. Të tjerë përpiqen ta pengojnë kafshën me atë që duket të jetë një zjarrfikës.
Ndërsa, ariu zhduket me punëtorët, një shikues thërret ‘Ku është ai?’.
Një tjetër përgjigjet “E hëngri atje”.
Dy burrat ishin në dhomën e duhanit të fabrikës së tyre kur panë një tufë qensh duke ndjekur diçka, thonë raportet.
Njëri nga burrat me profesion mekanik, hapi derën për të përzënë ariun, por ai e sulmoi menjëherë.
Pati panik pasi punëtorët përdorën zjarrfikës, flakë zjarri dhe një spraj gazi për të trembur kafshën.
Përfundimisht, ai e liroi mekanikun, por menjëherë kapi me egërsi përgjegjësin e uzinës.
Punëtorët thirrën një gjahtar lokal, i cili erdhi dhe qëlloi ariun rreth 20 minuta pas sulmeve.
Më pas, dy burrave iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërguan me helikopter në spital.