(VIDEO) Momenti kur gruaja që u mor peng në Gaza shtrëngon dorën e një pjesëtari të Hamasit

Shikoni momentin kur gruaja 85-vjeçare Yocheved Lifschitz shtrëngon dorën me një të armatosur të Hamasit pas lirimit të saj

Pengu izraelit i liruar i shtrëngon dorën pjesëtarit të Hamasit

Yocheved Lifschitz, një grua 85-vjeçare, është liruar mbrëmë nga grupi Hamasi në Gazë, pasi ishte marrë peng që nga 7 tetori.

Pamjet nga momenti i lirimit tregojnë emocionet dhe shtrëngimin e dorës me një të armatosur të Hamasit, një moment që po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale.

Familjarët e saj janë të kënaqur me lirimin e saj, ndërsa vajza e saj, Sharone, ka bërë një koment për BBC-në, duke thënë se “shtrëngimi i dorës” është karakteristik për vullnetin dhe rezistencën e madhe të nënës së saj.

“Është kështu ajo”, ka theksuar Sharone.

 

Në konferencën për shtyp ajo ka thënë se ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj, e rrahur me shkopinj dhe u mbajt në tunele nën Gaza për dy javë, përpara se të lirohej mbrëmë.

Sharone ka thënë gjithashtu se nëna e saj kishte parë një “rrjet të madh” tunelesh nëntokësore të drejtuara nga Hamasi, të cilin ajo e krahasoi me “rrjetën e merimangës”.

Vetë Lifschitz ka vazhduar të përshkruante kushte të pastra dhe roje që kujdeseshin për “çdo detaj”.

“Ata u ushqyen me djathë të bardhë dhe kastravec – të njëjtin ushqim si rrëmbyesit”.

Qeveria e Izraelit njoftoi të hënën vonë se Nurit Cooper, 79 vjeçe dhe Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, u liruan “nga duart e organizatës terroriste, Hamas”.

Lifshitz dhe Cooper u dërguan në pikëkalimin kufitar me Egjiptin, Rafah, nga ku u morën me ambulanca, sipas pamjeve të shfaqura nga televizioni egjiptian.

Ato, bashkë me bashkëshortët e tyre, të moshës 83 dhe 84 vjeçe, u rrëmbyen nga shtëpitë e veta në qytetin afër kufirit me Gazën, Nir Oz, nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tërbuar të 7 tetorit.

Raportohet se Hamasi nuk ka marrë asgjë në këmbim për lirimin e dy pengjeve, të cilat u lanë të lira pak ditë pasi Hamasi i kishte liruar një grua amerikane me të bijën.

Hamasi dhe grupet e tjera militante në Gaza besohet i rrëmbyen rreth 220 njerëz, përfshirë një numër të pakonfirmuar të të huajve dhe të personave me dyshtetësi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika