Të hënën, autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Aty kishte të grumbulluar edhe qytetarë serbë, të cilët protestonin kundër mbylljes së këtyre institucioneve.
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka thënë se “sikurse dy vjet para sulmit terrorist në Banjskë, në rrugët e veriut të Kosovës, gjatë protestave të së hënës u regjistruan një numër i madh i serbëve të maskuar”.
Në rrjetet sociale Musliu ka shkruar se një nga personat e maskuar që ka marrë pjesë në proteste ishte edhe Aleksandar Bozhoviq, i afërt me strukturat e drejtuara nga Millan Radojçiq.
“Sipas hulumtimit të OSINT nga Instituti Octopus, personi i maskuar është Aleksandar Bozhoviq, shok me një pjesë të strukturave terroriste të drejtuara nga Milan Radoiçiq (kërkohet nga INTERPOL)”, ka shkruar Musliu në një postim në platformën “X”.
Two years before the terrorist attack in #Banjska, on the streets of the north of #Kosovo, a large number of masked #Serbs were recorded during protests!
According to OSINT research by @iskhoctopus , the masked man is Aleksandar Bozovic, a friend with part of the #terrorist… pic.twitter.com/0s9NMqFsa7— Agim Musliu (@agim_musliu) May 21, 2024
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale përfshirë 75 milionë dinarë (rreth 640 mijë euro).
Kundër këtij aksioni janë shprehur ShBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë thënë se autoritetet në Kosovë po ndërmarrin veprime të pakoordinuara.