(VIDEO) Numër i madh i qytetarëve shihen në aeroportin e Prishtinës për të shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes për në vendet e zonës Shengen

Në ditën e parë të liberalizimit të vizave, më 1 janar, Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë ka parë një fluks të madh qytetarësh duke shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian

Numër i madh i qytetarëve është parë të hënën e 1 janarit në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në ditën e parë ku qytetarët e Kosovës kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të aeroportit “ Adem Jashari” në Prishtinë, 35 fluturime nga Kosova do të realizohet vetëm sot në drejtim të vendeve të BE-së.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, e kanë mbajtur një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë të liberalizimit të vizave.

Kurti tha se një janari shënon edhe heqjen e një padrejtësie të madhe për qytetarët e Kosovës.

Ai bëri të ditur se 50 qytetarë do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Austrisë, të mundësuar nga Qeveria.

“Kjo ditë është e rëndësishme. Po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet edhe një e drejtë e madhe. Bashkë me të po forcohet edhe pasaporta jonë. Forcimi i dokumenteve tona të udhëtimit, është forcim i dinjitetit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare. 50 qytetarë do të udhëtojnë për në Vjenë, ata e fituan këtë të drejtë në kuadër të fushatës tonë informuese. Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

Ndryshe, këto janë disa kushtet që duhet t’i plotësoni para se të udhëtoni në zonën Schengen:

Pasaportë biometrike, informata e dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, dëshmi të vendit ku do të qëndroni hotel apo te të afërmit, detajet e udhëtimit përfshirë biletën kthyese, dokumentet e nevojshme të veturës përfshirë kartonin e gjelbërt dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Tëvë1

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika