Policia e Kosovës ka publikuar një video që tregon arrestimet e kryera në disa lokacione në Pejë, ku u arrestuan katër persona të dyshuar për veprat penale të fajdes, detyrimit dhe rrëmbimit.
Aksioni është realizuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit.
Videoja e publikuar tregon momentet e bastisjeve dhe arrestimeve.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Dukagjinin se këto arrestime janë bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim,” ka deklaruar Nikçi.
Bastisje në disa lokacione në Pejë, arrestohen 4 të dyshuar për Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim