(VIDEO) Pamje të reja kur grupi terrorist i Radojçiqit sulmon Policinë e Kosovës me zolla

Policia e Kosovës ka vazhduar të sigurojë informacione dhe prova të reja rreth sulmit terrorit të ndodhur më 24 shtator në Banjskën e Zveçanit. Në një video shihen pamjet e sulmit në policinë e Kosovës nga njerëzit e grupit terrorist të Milan Radoiçiqit natën e 24 shtatorit

Fotografia e policit të vrarë nga grupet kriminale në veri më 24 shtator që paraqiten të maskuar në manastirin e fshatit Banjskë.

Policia e Kosovës vazhdon të sigurojë informacione e prova të reja rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Së fundi, në një video të siguruar nga Kallxo.com shihen pamjet kur njerëzit e Millan Radoiçiqit sulmojnë policinë me zolla natën e 24 shtatorit.

Në video shihet një terrorist nga grupi i Radoiçiqit, i cili me një zoll në krahë, i ulur në gjunjë, sulmon Policinë e Kosovës.

Ndërsa, edhe në videon e dytë një material i filmuar nga kamerat e sigurisë shpërfaq momentet kur grupi i Milan Radojçiqit ka sulmuar Policinë e Kosovës.

Këto filmime janë pjesë e dosjes hetimore të Policisë së Kosovës.

 

Ndryshe, mëngjesi i hershëm i së dielës të 24 shtatorit e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.

Sulmi zgjati për disa orë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, arriti që të futej brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur së bashku me dhjetra pelegrinë.

Policia gjeti sasi të madhe të armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit, të cilat u publikuan më pas bashkë me disa dokumentacione nga Policia e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas informacioneve zyrtare gjatë këtij sulmi tre terroristë mbetën të vrarë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika