Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë në Ligën e Parë është përfshirë me një incident dhune.
Tifozët e dy skuadrave janë përleshur me njëra tjetrën.
Është dashur ndërhyrja e policisë së Kosovës për të ndalur këtë përleshje.
Nga pamjet e publikuara shihet se tifozët gjatë përleshjes kanë përdorur thika dhe stupca.