Gjatë Prime të dytë të këtij edicioni të BigBrother VIP Kosova II, filluan të ketë ngjarje aty për aty.
Dhe këtë radhë, Meti është përplasur me Shqipen edhe sonte në Prime.
Ai është shprehur se Shqipja është bërë asistentja e tij.
“Shqipja është bërë asistentja ime, me këdo që unë bisedoj kjo ndërhyn”, ka theksuar Meti.
Ndërkaq, Shqipja i ka thënë atij që ta mësojë se çka është asistentja.
“Asistente, asistente.. mëso se çka është asistentja”..
Ndërkaq, Edona James ka ndërhyrë për t’i qetësuar ata të dy.
Por që i ka bërë që të qeshin dhe pastaj ajo ka sqaruar se është e drejtë e saj të thotë mendimin si të dojë.