(VIDEO) Protestuesit kundër luftës në Gaza ia ndërprenë fjalimin Blinkenit në Senat

Dy nga këshilltarët kryesorë të presidentit, Joe Biden, të martën u kërkuan ligjvënësve amerikanë që t'i japin miliarda dollarë më shumë Izraelit në një seancë dëgjimore të Kongresit të ndërprerë në mënyrë të përsëritur nga protestuesit që denonconin zyrtarët amerikanë për mbështetjen e asaj që ata e quajtën "gjenocid" kundër palestinezëve në Gaza

Protestuesit kundër luftës në Gaza, ia ndërprenë fjalimin Blinkenit në Senat (Reuters)

Protestuesit që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza ndërprenë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë një seance dëgjimore në Senat të martën.

“Armëpushim tani”, ishin brohoritjet e tyre, kur Blinken ia filloi të fliste (së bashku me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin) për kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për financimin e sigurisë kombëtare prej 106 miliard dollarësh. Që përfshin rreth 14 miliard dollarë për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Izraelit kundër grupit terrorist Hamas.

Duke u ngritur një nga një, protestuesit prisnin që Blinken të fillonte dëshminë e tij përpara se të bërtisnin përsëri. Sekretari i Shtetit bëri një pauzë dhe ligjvënësit u detyruan të pezullonin seancën disa herë, shkruan BBC.

Ndërsa, Policia e Kapitalit shoqëroi shpejt demonstruesit nga dhoma dhe, tha se 12 persona ishin arrestuar për protesta të paligjshme.

Disa nga ata që ndërprenë procedurat ishin të lidhur me organizatën majtë kundër luftës “CODEPINK”, që gjithashtu ka kërkuar që SHBA të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Shumë protestues mbanin të veshur rozë dhe mbanin tabela ku shkruhej “Jo rrethimit të Gazës”, ndërsa ata i bënë thirrje SHBA-së që të ndalojë dërgimin e fondeve në Izrael.

Sipas “CODEPINK”, disa kishin lyer duart e tyre të kuqe “për të simbolizuar gjakun”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika