(Video) Ronela Hajati performon ‘live’ për Edona James

Ashtu siq kemi paralajmëruar, Ronela Hajata ka përformuar për banoren finaliste, Edona James.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ishte e ftuar speciale për të kënduar live këngën “Himni”, e cila ka qenë e preferuara e Edonës gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Madje, dyshja kanë premtuar se do të kenë një bashkëpunim muzikor në të ardhmen.

Konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Edona e ka komentuar si “fantastik” rrugëtimin e saj mbi 100 ditor në këtë format televiziv.

Ajo është shprehur thellësisht falënderuese ndaj banorëve dhe publikut që e kanë pranuar ashtu siç është, diçka që Edona theksoi se “nuk e kishte pritur kurrë”.

“Kosova më ka pranuar ashtu siç jam, tha ajo pos tjerash”, ka thënë Edona.

Ndryshe, fenomeni i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka përjetuar një befasi shumë të këndshme në mbrëmjen finale.

Ajo është vizituar nga e ëma e saj, në një ambient të këndshëm lodrash, të cilat portetizojnë ëndrrat e saj të fëmijërisë.

Përveç vizitës, transgjinorja nga Suhareka mori dhuratë edhe një udhëtim në Turqi dhe ndërhyrje estetike falas nga një klinikë atje.

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika