(VIDEO) Sulmohet Ambasada e Izraelit në Jordani

Pas sulmit izraelit në një spital në Gaza ku mbetën të vrarë të paktën 500 persona, është sulmuar ambasada e Izraelit në Aman të Jordanisë.

Forcat e sigurisë jordaneze kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë stopuar sulmin.

Në rrjetin social Twitter janë publikuar pamje ku një turmë e zemëruar duke rrethuar ndërtesën e ambasadës izraelit ku edhe bëjnë përpjekje që të futen brenda.

Gjithashtu, në këto pamje shihen edhe forcat policore por edhe zjarrvënje.

Protesta raportohet nga mediat ndërkombëtare se ka edhe në Turqi dhe vende të tjera.

Mijëra persona protestojnë para ambasadës së Izraelit në Turqi pas sulmit në një spital në Gaza

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje njerëzimit që të ndalin veprimet e Izraelit.

Erdogan pas sulmit në një spital në Gaza: Ftoj të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e Izraelit në Gaza

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika