(VIDEO) Ushtarja e rrëmbyer izraelite vritet nga Hamasi, shfaqet para kamerës para se të ekzekutohet

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar vdekjen e një ushtareje të rrëmbyer nga Hamasi në Gazë pas sulmit terrorist më 7 tetor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) e kanë konfirmuar vdekjen e një ushtareje të rrëmbyer nga Hamasi dhe të mbajtur në Gaza pas sulmit masiv terrorist të grupit ndaj Izraelit më 7 tetor.

IDF-ja tha se kishin informuar familjen e 19-vjeçares, Noa Marciano për vdekjen e saj.

Marciano ishte shfaqur në një video të publikuar nga Hamasi të hënën, të cilën IDF-ja e quajti “terrorizëm psikologjik”, shkruan BBC.

Ajo ishte një nga rreth 240 pengjet e marra nga persona të armatosur të Hamasit gjatë sulmit të muajit të kaluar, i cili vrau 1200 persona. Që nga 7 tetori, Hamasi ka liruar katër pengje dhe IDF-ja ka shpëtuar një.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë kundër Hamasit. Kështu, më shumë se 11,000 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ndërsa, 46 ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet brenda Gazës gjatë së njëjtës periudhë, thotë IDF-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika