(VIDEO) Vetaksident në Milloshevë, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë tutje Ahmeti.

Në pamjet që ka siguruar Portali Dukagjini, shihet se vetura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika