VIDEO|“Espresso me Bedri Hamzën”: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat

Bedri Hamza i ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë. Në një video që e ka publikuar në rrjetin e tij social, Hamza ka biseduar me një qytetare për çmimet e larta të produkteve elementare për jetesë.

Hamza ka thënë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme në Kosovë dhe ka premtuar se do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Nga ushqimi e barnat deri te faturat mujore gjithçka është shtrenjtuar në Kosovë. Edhe kjo kafe që po e pimë është bërë më e shtrenjtë. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. #MaMirë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika