Videoja e LVV-së, Musliu: Kosova më së paku ka nevojë për video, nga ky Kryeministër pritet gjithçka

Musliu ka deklaruar se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje do duhet të ishte një video që tregonte punën më shumë se dy vjeçare të Qeverisë Kurti. Ajo ka theksuar se propaganda ishte gjithmonë evidente tek Kurti, si në opozitë edhe në pushtet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu si jo rrallëherë ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti por kësaj radhe, kritikën e nisi për videon e publikuar nga partia e tij së fundmi.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Musliu ka deklaruar se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje do duhet të ishte një video që tregonte punën më shumë se dy vjeçare të Qeverisë Kurti. Të njëjtën, Musliu e cilësoi si “të panevojshme”.

“Gjendja në të cilën gjendet vendi ynë, më së paku ka nevojë për video të tilla por nuk jemi rastësisht këtu ku jemi sepse nga ky Kryeministër dhe nga kjo qeveri pritet gjithçka. Kjo qeveri si në opozitë si në pushtet, ABC-në e punës së tyre e kanë propagandën, linçimin e kundërshtarve të vet, e kanë gënjeshtrën, mashtrimin dhe vet faktin se pas dy vite e gjysëm ta kemi videon ku kryeministri dhe qeveria paraqet projektet për punën dy vjeçare të bërë, ai edhe këtë rast merret me propagandë…nuk presim diçka tjetër nga ky demagogë i klasit të parë  dhe llojit të veçantë”, ka deklaruar ajo.

Në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”

Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.

LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.

Në videon e tyre, ata gjithashtu theksojnë se opozita flet për çmime të larta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për ta rregulluar këtë çështje.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika