Videolojërat rrezik për sulm në zemër te fëmijët

Luajtja e videolojërave mund të shkaktojë aritmi kardiake kërcënuese për jetën, te fëmijët me sëmundje të padiagnostikuara të zemrës

Foto ilustrim


Shkencëtarët kanë zbuluar se të rinjtë me probleme të padiagnostikuara kardiake janë të rrezikuar nëse emocionohen shumë nga lojërat luftarake të stilit Call Of Duty.

Disa fëmijë lindin me një rrahje zemre të parregullt të njohur si aritmi kardiake dhe mund të mos e dinë kurrë nëse nuk zbulohet nga një skanim, shkruan The Telegraph.

Rreth dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me një gjendje të tillë dhe ata mund të bëjnë jetë relativisht normale. Megjithatë, një shpërthim mund të ndodhë në çdo moment dhe të çojë në pasoja të rënda , të tilla si humbja e vetëdijes, arresti kardiak dhe potencialisht vdekje.

Call of Duty – video lojë luftarake

Këto probleme të padiagnostikuara të zemrës kanë qenë më parë të lidhura me vdekjet e papritura të njerëzve që luanin sport, por tani një lidhje është parë edhe për lojërat kompjuterike.

Videolojërat luftarake shkaku më i zakonshëm i problemeve

Dr.Claire Lawley, hetuesja kryesore e studimit tha se “Video lojërat mund të përfaqësojnë një rrezik serioz për disa fëmijë me gjendje aritmike. Ato mund të jenë vdekjeprurëse në pacientët me kushte aritmike predispozuese.”

Shkencëtarët tani duan që çdo fëmijë që ka një histori të humbjes së vetëdijes gjatë lojës, të kontrollohet për probleme të mundshme të zemrës pasi mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme.

CS Go – video lojë luftarake

Studimi identifikoi 22 raste kur videolojërat shkaktuan humbje të vetëdijes tek fëmijët, me lojërat luftarake me shumë lojtarë, loja më e zakonshme e luajtur në kohën e incidentit.

Në momentet e investimit maksimal emocional, si pas një fitoreje ose humbjeje, fëmijët e cenueshëm janë veçanërisht të rrezikuar nga episodet kardiake, thanë studiuesit.

Christian Turner, bashkautori i studimit, tha: “Video-lojëra ishte diçka që më parë mendoja se do të ishte një ‘aktivitet i sigurt’ alternativ. Ky është një zbulim vërtet i rëndësishëm. Ne duhet të sigurohemi që të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është të kontrollohemi kur dikush ka pasur humbje të vetëdijes në këto rrethana.”

Dr.Jonathan Skinner, bashkautor i studimit, tha se ai ishte “i tronditur” kur pa se sa e përhapur është çështja dhe si ka dërguar në vdekje disa fëmijë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika