Aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, u ka shkuar në kafe deputetëve të VV-së.
“Marre që e keni pranu Zajednicësn”, “Astrit Dehari ka vdekë n’burg për këtë sen”, ishin disa nga ato çka u tha aktivisti i PSD-së deputetëve të VV-së.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka bërë thirrje të shohim se si Retkoceri po i ballafaqon ata që po “i bëjnë dëm Kosovës”.
“Shikojeni videon se si reagojnë deputetët e VV-së, dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, kur aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, i ballafaqon ata për dëmet që po ia bëjnë Kosovës, me pranimin e Asociacionit”, ka shkruar Molliqaj.
Në kafe shihen shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, deputetët, Mefail Bajqinofci, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi dhe disa të tjerë.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se “s’po iu nihet zani profiterave të pushtetit”.