(VIDEO) Përleshje fizike në Merdar, policia i arreston disa persona

Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të parandaluar një përleshje fizike në Merdar, pas një konflikti të shkaktuar nga kalimi i një kolone veturash. Si pasojë janë lënduar dy policë, ndërsa janë arrestuar tre persona

Në një video të siguruar nga RTV Dukagjini, shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kanë ndërhyrë për ta parandaluar një përleshje fizike në mes të disa personave.

Siç mëson RTV Dukagjini nga burimet e saj, arsyeja e konflikti ka ndodhur për shkak të kalimit të kolonës nga njëra veturë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka thënë se rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Merdar.

Ajo ka thënë se patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas Ahmetit, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion të policisë.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdar ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, tha ajo.

Deri në dy orë të plota janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave që janë duke pritur për të dalë nga Kosova, në Merdarë është 1500 metra.

Ndërsa, në vendet e tjera, si Dheu i Bardhë pritjet për të dalë janë 500 metra, ndërsa në Jarinjë 70-80 metra.

Po ashtu, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, rreth 60-80 minuta.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje, ose mesatarisht hyrja dhe dalja përllogariten rreth 5-10 minuta maksimum dhe pa kolona të pritjes.

Dy orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika