Vidhen dy panele solare dhe dy bateri në pronën e “Iber Lepencit” në Zubin Potok

Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në fshatin Dobrosevinë të Zubin Potokut. Atje janë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri, që kapin vlerën afër 2 mijë euro. Nga policia në veri thanë se janë duke e hetuar rastin.

Dikush kishte arritur që në këtë zonë të thellë të Zubin Potokut, fshati Dobresevinë të futët e të lë jashtë funksionit këtë pikë matëse të nivelit të ujit.

Në këtë pronë të “Iber Lepencit” kishin qenë dy panele solare dhe dy bateri, të cilat u vodhën nga dikush akoma i paidentifikuar.

I gjithë dëmi ka kapur vlerën mbi 1600 euro.

Zv.Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani dha më shumë detaje për Dukagjinin.

“Dje dikun pas orës dy jemi njoftuar për një vjedhje e cila është kryer në Zubin Potok. Konsiderojmë që dy bateri janë marr në atë vend dhe dy panele solare të cilat kanë shërbyer për një pjesë mekanike aty që përdorën për matjen e ujit ndërmjet kanalit të Ibër Lepencit që kalon në atë zonë dhe shfrytëzohet për pije”, ka thënë  Elshani.

Ai tha se po bashkëpunojnë me qytetarë që ta gjejnë kryerësin e këtij akti.

“Nuk kemi të dyshuar momentalisht, jemi duke punu aty me Policinë e Zubin Potokut dhe me personat të cilët janë ardhë dhe kanë lajmëru rastin, do ta shohim”, ka thënë ndër të tjera Elshani.

Rastin në Polici e ka lajmëruar një zyrtar i Ujësjellësit në Ujman.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika