Vidhen mbi një mijë bulona të hekurudhës në INFRAKOS në Klinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 11 nëntorit, në Fabrikën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës (Infrakos) në Klinë, disa persona kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës

Policia e Kosovës





Raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se paraditën e së premtes së 11 nëntorit, një mashkull kosovar ka informuar se disa persona të panjohur kanë vjedhur 1060 bulonë të hekurudhës në Fabrikën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës (Infrakos) në Klinë.

Personi që e ka drejtuar rastin në polici është punëtor i INFRAKOS-It.

Rasti siç njofton PK, ka ndodhur në Volljakë të Klinës, rreth orës 10 të mëngjesit.

Policia, ndër tjera, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“VJEDHJE- Fsh. Volljakë, Klinë 11.11.2022 – 10:00. Ankuesi, mashkull kosovar, punëtor i INFRAKOS-it, ka informuar se perona të panjohur kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika