“Vidovdani”, Hoxha: Nesër do të ketë tensione

Valdet Hoxha, ish-zëvëndësministër i Brendshëm, për paralajmërimet rreth “tensioneve” nesër nga “Vidovdani”, ka thënë se serbët janë konsistentë në skenarët e tyre.

“Serbët janë konsistentë në skenarët e tyre destabilizuese dhe serioziteti i kësaj situate duhet të merret në konsideratë”, ka thënë Hoxha.

“Tensione do të ketë edhe nesër edhe në të ardhmen, por gjithçka është në kornizat e planifikimit sepse tashmë këto skenare serbe janë të lexueshme fatmirësisht. Po i lexojnë mirë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë tutje Hoxha në “FIVE”.

I ftuar në studio për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, ishte dhe avokati Tom Gashi, i cili tha se nuk mund të ketë qetësi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Gashi: Nuk mund të ketë qetësi me Vuçiqin

“Nuk mund të ketë qetësi me Vuçiqin, por ne nuk mund t’ia zgjedhim Serbisë kë e zgjedhin ata president dhe për këtë arsye ne duhet të kemi preventivën, informatat”, ka thënë Gashi.

“Ai që do sherr është Serbia dhe ne i kemi të gjitha kushtet, ne i kemi të gjitha kushtet dhe besoj që gjithë energjinë që kemi, potencialin policor edhe të tjerë në parandalimin e rreziqeve që na kanosen prej Serbisë. Ndërsa festat që janë, një numër i caktuar i njerëzve që marrin pjesë në Gazimestan dhe tani do të jenë në Graqanicë, në Mitrovicë dhe ndoshta në vende tjera, mendoj që përvoja e Policisë tonë, sjellja e tyre tepër korrekte, duhet të mos bjerë në grackat e tyre”, ka thënë Gashi.

Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me angazhimet policore që do t’i ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve që mund të realizohen me rastin e “Kurban Bajramit” dhe “Vidovdanit”.

Policia del me njoftim për menaxhimin e situatës së sigurisë me rastin e “Kurban Bajramit” dhe “Vidovdanit”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika