“Vidovdani” me pak incidente e shumë këngë nacionaliste, një i arrestuar

Dhjetëra serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389. Ky festim nuk përfundoi pa shënjim të incidenteve

Pamje nga ndalimi i një personi nga policia që po kryen kontrollet në oborrin e monumentit kulturor në gazimestan, në nder të festës së Vidovdanit

Sikur në të kaluarën, edhe sot, qindra serb kanë ardhur për ta festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit. Mirëpo, këtë herë, ndryshe nga e kaluara, “Vidovdani” ka shkuar me më pak incidente. Një person është arrestuar, përderisa një pjesë e madhe e festës ka kaluar duke u kënduar këngë nacionaliste. Policia e Kosovës është përkujdesur që brenda hapësirës ku u mbajt organizimi, të mos ketë simbole provokuese. Megjithatë, aty u panë disa flamuj rus.

Erdhi nga Serbia që të bëhet pjesë e festës në Gazimestan.

Por, bluza me një tanke dhe simbolin “Z” në të ia pamundësoi hyrjen.

Ky nuk ishte personi i vetëm që u kthye prapa.

Policia e Kosovës njëjtë veproi edhe më këta tre të rinj serb.

Kontrolle të detajuara u bënë për të gjithë.

Policia u përkujdes që brenda vendit ku u mbajt nga serbët festa për “Betejën e Kosovës”, të mos ketë asnjë simbol provokues.

Për këtë ngjarje, Jovan Panteliq kishte ardhur nga Gjermania.

“Vidovdani është një event historik. Ka qenë beteja e Kosovës, ku ka luftuar asokohe ushtria e Serbisë me perandorinë Osmane. Unë kam lindur në Australi, kam jetuar në Zvicër, kurse tash jetoj në Gjermani dhe prapë vij këtu”, ka thënë Jovan Panteliq, qytetar.

Sikur Panteliqi, në Gazimestan erdhën edhe qindra serbë të tjerë.

“Kemi ardhur këtu në Kosovë për vizitë sepse është e jona dhe gjithmonë do të mbetet e jona”, ka thënë Maja Iztoga, qytetare.

Ndërsa Milos Kostadinoviq, qytetar ka thënë se “Jam nga Beogradi. Kjo është një ngjarje e madhe. Kjo është një histori e rëndësishme për ne”.

Në ceremoninë kryesore, priftërinjtë serbë bënë disa rituale.

E fjalën kryesore e tha Patriarku Joanikije.

“Ne kemi ardhur këtu për popullin serb që feston sot këtë ditë, “Betejën e Kosovës”. Jemi këtu që ta kryejmë zakonin tonë, për atë që ka luftuar cari ynë. Askush nuk mund të na e marrë ose të na e ndalojë këtë festë. Ne duhet t’i qëndrojmë prapa këtij zakoni”, ka thënë Patriarkati Joanikije.

Ky fjalim shënoi zyrtarisht fundin e ceremonisë, por për disa duket se ajo tek atëherë filloi.

Të pranishmit nisën këndimin e këngëve nacionaliste, si dhe shfaqën disa flamuj rus.

“Kosova është Serbi”, “Kosova zemra e Serbisë”, ishin disa prej thirrjeve.

Mirëpo, ngjarja nuk përfundoi pa arrestime. Prangat iu vendosën këtij personi, që nuk iu bind urdhrave të Policisë.

Përveç tij, janë ndaluar edhe dhjetëra persona të tjerë.

“Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”,  sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vermice dhe SPK Kullë,  gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë (10) persona serb shtetas të Malit të Zi”, ka thënë Policia e Kosovës.

Pasi festa përfundoi, serbët u kthyen për në vendbanimet e tyre ashtu siç erdhën, të organizuar me autobusë e me vetura.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika