“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

Vijat e kuqe nuk i kanë vendosur, por partitë opozitare e edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje, më konkretisht lideri i saj Albin Kurti e përjashtojnë çfarëdo bashkëpunimi. Madje, kryeministri edhe pas zgjedhjeve insiston se nuk do të ketë koalicione. Për disa analistë politikë këto qëndrime janë kalkulime për vota, e për të tjerë, qëndrime parimore të opozitës përballë partisë që nuk kursen asgjë për të mbetur në fuqi.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Politikani që në zgjedhjet e fundit i fitoi mbi 50% të votave, prapë e synon të njëjtin sukses, duke e përjashtuar çfarëdo bashkëpunimi me opozitën.

“PDK, LDK e AAK në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar, dhe kur e kemi parasysh se sidomos në muajt e fundit sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik…”, ka thënë kryeministri albin Kurti.

Njëri ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit Albin Kurti dikur, nuk pajtohet fare me këtë konstatim, sepse konsideron se pikërisht Vetëvendosje nuk është reformuar e nuk ka demokraci të brendshme, e as nuk e ka kursyer gjuhën ndaj opozitës.

Krahas PDK-së, që thonë se kanë dallime të mëdha me VV-në, e gjuhës së ashpër të Ramush Haradinajt të AAK-së, edhe kreu dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka përjashtuar bashkëpunimin me Kurtin.  

“Dinamikat politike janë duke shkuar në drejtim me të cilat po krijohen kushtet së paku nga partitë opozitare të një distancimi të qartë të mundësisë së bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, veçanërisht me Albin Kurtin, duhet me e specifiku. Dhe në këtë drejtim vlerësoj se kjo bazë ka legjitimitet si qëndrim politik, për shkak së sjelljes së Albin Kurtit, jo për shkak të qenies por për shkak të sjelljes politike të Albin Kurtit”, ka thënë analisti Visar Ymeri.

Analistja tjetër politike, Magbule Shkodra i sheh me rezerva qëndrimet e të dyja taboreve, të cilat vlerëson se po bëhen vetëm për kalkulime elektorale.

“Unë jam e bindur se nëse do t’i nevojiten numrat për ta formuar Qeverinë edhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe partitë opozitare do ta formojnë, ose tjetra nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka seriozisht që nuk do të bashkëpunojë me asnjërën parti atëherë po e përgatit veten që të qëndrojë në opozitë”, ka thënë Shkodra.

Shkodra beson se në rast se Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë e vetme Qeverinë ose me partnerë, blloku opozitar të vetmen rrugë do ta kishte që partisë së parë t’ia japë postin e Kryeministrit, përndryshe do të pamundësohej bashkëpunimi.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika