“Vijon në Bruksel javën tjetër”, Lajçak flet për dialogun Kosovë-Serbi me zyrtarë të lartë amerikanë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke njoftuar se diskutimet do të vazhdojnë javën tjetër në Bruksel

Foto nga Miroslav Lajçak, I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në kuadër të diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një darkë pune me ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe zëvendësndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, Lajçak ka theksuar rëndësinë e një “diskutimi strategjik” mbi procesin e dialogut.

“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me O’Brien nga DASH dhe Kasanof nga DASH”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Lajçak ka theksuar se pret t’i vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme në Bruksel.

Javën që shkoi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me Lajçakun, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika