Vijon “suksesshëm” procesi i konvertimit të patentë shoferëve legalë RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke vijuar suksesshëm procesi i konvertimit të patentë-shoferëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke vijuar suksesshëm procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme fton qytetarët që të vazhdojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët që të vazhdojë të shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në kuadër të lehtësirave që ka sjellë ky vendim. Ju kujtojmë se në kuadër të këtij vendimi, afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve është deri më datën 9 gusht 2024”, thotë MPB.

Ndryshe, ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që ua mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Një kohë të gjatë kemi pranuar kërkesat tuaja për marrjen e një vendimi të këtillë. Ne duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë problemet e përditshme, me të cilat ballafaqohen”, tha kryeministri Albin Kurti, përmes një adresimi në gjuhën serbe.

“Kalimi në patentë shofer të Republikës së Kosovës, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve”, njoftoi të martën Zyra e kryeministrit të Kosovës, në një komunikatë për medie, në të cilën ishte bashkëngjitur linku me videoadresimin e Kurtit.

MPB-ja bëri të ditur se kalimi në patentë shoferë RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim, sipas MPB-së, janë letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS “në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ky vendim hyri në fuqi me datën 9 maj dhe është i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika