Viola von Cramon të hënën vizitë zyrtare në Serbi

Të hënën, eurodeputetja von Cramon, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku do të diskutojë me Vuçiq për dialogun me Kosovën

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të hënën pritet që ta vizitojë Beogradin, ku edhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjë është bërë e ditur nga mediumi serb, N1, të enjten e 26 majit.

Sipas mediumit serb,  temat që pritet të diskutohen në këtë takim janë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, procesi i integrimit, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, si dhe çështjet energjetike.

Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Von Cramon-it dhe Vuçiqit.

Von Cramon, e cila është anëtare e të Gjelbërve Evropianë, shumë herë ka kritikuar situatën në Serbi, veçanërisht për fushën e demokracisë dhe të sundimit të ligjit.

Po ashtu, Vuçiq ka deklaruar disa ditë më herët para gazetarëve nga mediat serbe, se ai pret vizita të rëndësishme nga Evropa dhe Rusia në të ardhmen e afërt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika