Violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli, dekorohet nga presidenti i Austrisë

I mirënjohuri violinisti Shkëlzen Doli ka vizituar Kancelarinë Presidenciale të Vjenës jme ç'rast është nderuar nga vet presidenti i saj për shërbimet e tij

Shkëlzen Doli, një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë e njëherit, anëtar i Orkestrës Filarmonike të Vjenës, është dekoruar me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.

I njëjti edhe ka reaguar për këtë dekorim në llogarinë e tijë në Facebook.

“Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin „DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË“ nga Presidenti austriak Dr. Alexander Van der Bellen.  Ndjehem i privilegjuar dhe shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.

Doli ka lindur në Elbasan më 1971, dhe më pas është rritur në Gjakovë. Ndërkaq, studimet për muzikë i kreu në Vjenë për t’u bërë më vonë pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995.

Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Europa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika